Sonte karaokja e parë e sezonit, me të ftuar VIPSonte karaokja e parë e sezonit, me të ftuar VIP

Sep 24, 2011 | 14:23

“Magic 4”, e njohur ndryshe si “strofulla e VIP-ave”, hap sezonin e ri sot në mbrëmje, ku ftesat për të qenë të pranishëm në këtë natë festive, i kanë marrë shumë personazhe të njohura nga të gjitha fushat. Në fundjavat argëtuese, që tashmë duket sikur janë shndërruar në “reality show” për fansat dhe frekuentuesit e karaokes, personazet VIP bëhen vetë protagonistë, ndërsa provojnë të këndojnë e stonojnë me këngët e tyre të preferuara. “Magic 4” prej vitesh është vendi i njohur për personazhe të gjitha fushave, si: artistë, politikanë apo sportistë, shumë prej të cilëve do të jenë sot në hapjen e sezonit me shumë surpriza.

© Panorama.al

Te lidhura