TIRANË- Në garën për Tiranën, kreu aktual i bashkisë kryeson me 53%, përballë Bashës me 42% .
Ky është sondazhi i bërë publik nga Partia Socialiste në orën 21.00 të mbrëmjes nga deputeti socialist Besnik Dervishi.
“Gjatë gjithë ditës PS ka kryer një sondazh për të verifikuar tendencën e votimit. Ndryshe nga sondazhet telefonike që masin prirjen për kandidatin, sondazhi ynë, mat brenda një gabimi 2.5% mënyrën si qytetarët kanë votuar. Janë intervistuar 15 mijë votues në të gjithë qendrat e votimit, të gjithë qytetarët janë pyetur pas votimit që kanë kryer, si për preferencën për kryetarin ashtu edhe për partitë politike”- tha Dervishi.
Sipas tij, asnjë prek 110 intervistuesit nuk është prezantuar si përfaqësues i PS-së. Sipas sondazhit, Rama kryeson me 53%, Basha vjen më pas me 42% dhe Hysni Milloshi me 1.5%.
© Panorama.al











