E kishin menduar më të lehtë rrugëtimin, mirëpo dëbora e dendur dhe bllokimi i Qafë-Thanës ka bërë që dy sllovakët të përjetojnë orë ankthi deri në mbërritjen në Korçë. Megjithatë, Tomash Peciar dhe Peter Durica, përpos peripecive, kanë arritur në destinacion dhe pasi janë akomoduar, kanë zbritur menjëherë në fushë. Pas prezantimit që kanë bërë me stafin drejtues dhe pjesën tjetër të skuadrës, tashmë pritet vetëm firma e tyre. Dita e startit të përgatitores ishte pikërisht data 6 dhe të gjithë lojtarët janë treguar korrektë, pavarësisht kushteve të rënduara klimaterike. Vështirësitë në segmentin rrugor të Qafë-Thanës, si edhe udhëtimi i tejzgjatur është shoqëruar me momente paniku nga lojtarët. Futbollistët në fjalë, të befasuar nga situata e përkeqësuar e motit, janë akomoduar në një nga hotelet e këtij qyteti.











