Skënderbeu, do Gvozdenoviçin për Markoviçin

May 14, 2011 | 9:52

Ajo që shqetëson së fundmi drejtuesit e Skënderbeut është Vllado Markoviç. Mëngjarashi serb, i cili luan si në mbrojtje dhe në mesfushë, nuk ka rinovuar ende, madje sipas gjasave mund edhe të largohet nga Korça. Të paktën deri dje çdo gjë ka qenë në pikëpyetje, sepse si klubi dhe lojtari nuk kanë bërë hapa para për rinovimin e kontratës për sezonin e ri. Për më tepër, futbollisti nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro, as për ndeshjet e Kupës së Kampioneve, pasi sipas informacioneve i përfundon kontrata pikërisht në fund të këtij muaji. Të gjendur përballë kësaj dileme, drejtuesit e klubit korçar i kanë hedhur sytë nga një tjetër futbollist serb, Ivan Gvozdenoviç. Mbrojtësi i majtë i Tiranës shihet si përforcimi ideal në rast largimi të Markoviçit. Drejtuesit e Skënderbeut kanë marrë për bazë faktin, se serbi i Tiranës ka eksperiencë në Kupat e Europës.

© Panorama.al

Te lidhura