Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentar deklaratën e kryeministrit Edi Rama lidhur me sigurimin e ilaçeve për të sëmurët me tumor, duke e cilësuar si “të papërgjegjshëm” dhe “të pamëshirshëm” ndaj qytetarëve.
Berisha u shpreh se qeveria dhe kryeministri ka kryer shpenzime për interesa personale dhe jo për ilaçet e qytetarëve.
Sipas Berishës, shuma e këtyre shpenzimeve është disa herë më e lartë se fondi i nevojshëm për të siguruar ilaçet e pacientëve me sëmundje të rënda
“Të gjitha ilaçet e tyre që është e vërtet që janë të kushtueshme, nuk kushtonin kurrë as dhe 1/5 e shpenzimeve personale të Edi Ramës. As 1/10. Por, natyrisht, njerëzit i shumëzon me 0 para interesave të pushtetit”, tha Berisha.
Ai theksoi se mungesat e barnave përbëjnë “krim kundër njerëzimit” dhe akuzoi qeverinë se ka bërë “tregti me ilaçe”, duke përmendur edhe gjetje të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në vijim, Berisha iu referua edhe atentatit ndaj Gilmando Danit në Aeroportin e Rinasit, duke kundërshtuar pretendimin e Ramës se mungonin kamerat.
“E dëgjua për vrasjen në oborrin e Aeroportit, që të gjitha në patronazhin e shteti, ky deklaron së mungonin kamerat. Shqiptarët nga ato kamera aty panë çdo gjë me detaje, përveç teje, që nuk i sheh se do mashtrosh,” u shpreh ai.
Berisha: Sot në mënyrën më të papërgjegjshme u deklaronte të sëmurëve më sëmundje të rënda, se nuk kishim ilaçe meqenëse ishin shumë për mjekimin e tyre. Këtij njeriu mund t’i vësh çdo lloj epiteti. Të shpenzosh 7 milionë euro për një organizatë private si “Giro d’Italia”, të ndërtosh kopshtin e Edenit në oborrin e qeverisë 4.2 milionë euro, të blesh makina për vete, makina të blinduara që shkojnë 1 milionë e gjysmë euro, të shpenzosh 22 milionë euro udhëtime në dy vite, të hapësh shishe 33 mijë euro në zyrat tua , të udhëtosh me “charter” dhjetëra herë dhe të lësh të sëmurët në kthetrat e të pamëshirës, vdekjes, kryen një krim kundër njerëzit, t’i lësh pa ilaçe.
Sot pranoi se i lamë pa ilaçe se ishin shumë. Të gjitha ilaçet e tyre që është e vërtet që janë të kushtueshme, nuk kushtonin kurrë as dhe 1/5 e shpenzimeve personale të Edi Ramës. As 1/10. Por, natyrisht, njerëzit i shumëzon me 0 para interesave të pushtetit. Sot ai me shpirtkazmëri, si për t’i prekur u kujtoj qytetarëve eksperiencën personale. Nuk besoj së kë lënë ndonjë person tëndin pa ilaçe.
Po të kishe ndjeshmëri, si lije kurrë ata pa ilaçe. U vije vijën të gjitha shpenzimeve për të garantuar ilaçet. Tani tha që këtë vit të kenë ilaçe dhe uroj të mos u vidhni ilaçet siç keni vepruar. Administrata jote ka bërë tregti me ilaçe, ministrja jote është pasuruar me ilaçe, të gjitha të evidentuara nga KLSH.
E dëgjua për vrasjen në oborrin e Aeroportit, që të gjitha në patronazhin e shteti, ky deklaron së mungonin kamerat. Shqiptarët nga ato kamera aty panë çdo gjë me detaje, përveç teje, që nuk i sheh se do mashtrosh.
© Panorama.al










