“Skavica kurrë nuk do ndërtohet”, Berisha në Dibër: Shqipëria madhështore do jetë vendi i prodhimit, shpresës dhe besimit

Apr 19, 2025 | 13:04

Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Dibër ku prezantoi programin dhe kandidatët për deputet në këtë qark.

berisha sali

Berisha theksoi se në krye të qeverisë ai nuk do lejojë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në Dibër.

Më tej shtoi se Shqipëria madhështore do jetë ajo e prodhimit, e shpresës dhe besimit.

Berisha: Shqipëria madhështore është Shqipëria e prodhimit. E shpresës dhe besimit, kur nga diaspora të kthehen qindra që u larguan. Biznesi do t’ia ulim barrën fiskale. Vetëm me uljen e tatim fitimit, rrogat rriten me 13%, sepse taksa është 23%.

TVSH do zbresë në 15%. Dibrës i premtoj, komplementimin e plotë të infrastrukturës së saj. Dibra dhe Mati do kenë infrastrukturën më moderne. Skavica kurrë nuk do ndërtohet. Jo.

© Panorama.al

Te lidhura