Skandali, ushtarët amerikanë urinojnë mbi viktima!

Jan 12, 2012 | 16:27

Ushtria amerikane ka nisur hetimet për një video që tregon trupat amerikane në Afganistan që urinojnë mbi kufomat e luftëtarëve talebanë.

Videoja që tregon marinsat amerikanë është ngarkuar në internet në disa faqe të ndryshme, përfshirë edhe atë më popullorin Youtube.

Video mund të jetë një tjetër goditje për Amerikën, pas skandaleve të mëparshme, si abuzimet në burgun Abu Graib të Irakut në vitin 2004 dhe një video e fundit ku ushtarët amerikanë shfaqeshin duke vrarë civilë të paarmatosur afganë.

© Panorama.al

Te lidhura