“Skandal për të gjithë njerëzimin”- Lufta në Lindjen e Mesme, mesazhi i Papës: Armiqësitë të pushojnë, të hapet rruga e paqes

Mar 22, 2026 | 15:23

Papa Leoni ka thënë të dielën se vdekjet dhe vuajtjet e shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme janë një “skandal për të gjithë njerëzimin”, duke përsëritur thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm.

papa

Teksa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në javën e saj të katërt, Papa i parë amerikan ka thënë se vazhdon të ndjekë me “shqetësim” situatën në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera të shkatërruara nga lufta dhe dhuna.

“Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin”, ka thënë Leo në lutjen e tij javore Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Unë e përsëris fuqimisht thirrjen time që ne të këmbëngulim në lutje, në mënyrë që armiqësitë të pushojnë dhe rruga të hapet më në fund për paqe”, ka shtuar ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura