
TIRANE- Pretendim absurd e qesharak e ka quajtur Partia Demokratike, deklaraten e PS-se se moratoriumi i skafeve ka ulur turizmin. Ne nje deklarate per mediat, PD permes zedheneses per shtyp ka reaguar pas pretendimeve te socialisteve, madje ka akuzuar se permes kerkeses per heqje te moratoriumit synohet kthimi i vizave dhe trafiqet.
“Pretendimi se ndalimi i skafeve ka dëmtuar turizmin në qytetet e qeverisura nga socialistët eshtë sa absurd aq edhe qesharak. E vërteta është se pas ndalimit të skafeve numri i turistëve në këto qytete Jo vetëm që nuk është ulur po është rritur me rreth 15 herë dhe në shkallë vendi ky numër është rritur me 13 herë dhe konkretisht Shqipëria priti vitin e kaluar mbi 4 milionë turistë e vizitorë kundrejt vetëm 300 mijë qe ajo priti në vitin 2004″- tha zedhenesja.
Sipas saj, moratoriumi i skafeve bëri të mundur avokatin e shkëlqyer nga fqinjët tanë, madje garancinë e tyre për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë në mbarë Europën për qytetarët shqiptare.
Sipas PD-së shqiptarët kanë nevojë për reforma që i bashkojnë me qytetarët europianë dhe jo me trafiqe që i largojnë nga Europa.
“Partia Demokratike denoncon dhe hedh kategorisht poshtë këtë qëndrim të z.Rama dhe krerëve të tjerë të Partisë Socialiste me të cilin për interesa të pasurimit të pushtetarëve të saj me paratë e pista të trafiqeve kriminale, kërkojnë të anulojnë lëvizjen e lirë e të rikthejnë vizat për qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të rikthejnë sërish Otranton në varrezën e zezë të të rinjëve shqiptarë. Shqipëria dhe qytetarët e saj kanë nevojë për reforma që i afrojnë me Bashkimin Europian dhe jo trafiqe dhe skafe që i largojnë nga Europa” – tha ajo.
© Panorama.al











