Siti-Ronaldo, akordi nuk është një ëndërr

May 21, 2011 | 10:27

E të mendosh që 65 milionë euro për Iniestën ishin dukur pak si shumë. Kjo shifër nuk ka të krahasuar me atë që Mançester Siti është gati të ofrojë për Kristiano Ronaldon. Mançini ka qeshur kur gazetarët i përmendën shumën e 180 milionë eurove, për yllin e Realit. “Po dua Ronaldon, Mesin, Fabregasin dhe Iniestën”, – tha me ironi tekniku i Sitit. “The Sun” konfirmojnë çmendurinë e sheikut Mansur. Përveç kartonit të lojtarit, ai është gati t’i paguajë sulmuesit 17 milionë euro neto në sezon.

© Panorama.al

Te lidhura