Siti fut në “sherr” Tevezin me Kombëtaren

May 13, 2011 | 11:12

Klubi i Mançester Sitit është gati të fusë në “luftë” Karlos Tevezin me kombëtaren argjentinase. Roberto Mançini, mund të mos lejojë grumbullimin e kapitenit të “qytetarëve” me përfaqësuesen e tij, në kompeticionin e Kupës së Amerikës gjatë kësaj vere, për shkak të gjendjes fizike të sulmuesit. Ai nuk është thërritur për dy ndeshjet e fundit të kombëtares, pas tërheqjes muskulore që ka pësuar pak javë më parë në ndeshjen me Liverpulin. “Në rast se ai do të jetë mirë fizikisht, atëherë ne nuk do të hezitonim për ta grumbulluar në ekip”, pohoi presidenti Hulio Grondona.

© Panorama.al

Te lidhura