Siri, vriten edhe 11 protestues gjatë festës fetare

Nov 7, 2011 | 11:28

Siria po i shkel të gjitha premtimet që i bëri Ligës Arabe për të treguar përmbajtje dhe jo dhunë ndaj protestuesve që kërkojnë prej disa muajsh rrëzimin e Presidentit Bashar Al Asad. Aktivistë sirianë të të drejtave të njeriut njoftojnë për të paktën njëmbëdhjetë civilë të vrarë ditën e diel, ditë që u shënua festa islame e Bajramit. Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, i ka kërkuar sërish Sirisë të ndalojë sjelljen brutale ndaj opozitarëve. Nëse plani i paqes dështon, atëherë kjo do të ketë pasoja katastrofike për Sirinë dhe gjithë rajonin.

© Panorama.al

Te lidhura