Siri, vriten 34 protestues, mes tyre shumë fëmijë

Jan 28, 2012 | 12:38

Sipas grupit për të drejtat e njeriut, “Vëzhgimi Sirian”, me seli në Londër, forcat e sigurisë në Siri brenda 24 orëve kanë vrarë 34 civilë, mes tyre dhjetë fëmijë. Pjesa më e madhe e viktimave janë në qytetin Homs, e njohur si qendër e protestave kundër regjimit të Presidentit Bashar al Asad. Sipas raportimeve të këtij grupi, shtatë dezertorë ushtarakë dhe tetë ushtarë qeveritarë janë vrarë gjatë përleshjeve. Por qeveria siriane nuk lejon hyrjen e gazetarëve të huaj dhe këto raportime nuk mund të konfirmohen nga një burim i dytë. Sipas një raporti të OKB-së, lëshuar një muaj më parë, ushtria siriane ka vrarë mbi 5000 persona që nga nisja e trazirave në muajin mars.

© Panorama.al

Te lidhura