“Si mund të ndërtojë jetën një i ri në vendin ku Lubi Balluku ka 300 apartamente?”- Berisha: Vogëlushët në Durrës i vrau i forti i partisë

May 4, 2026 | 20:00

Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët si çdo të hënë në foltoren përpara godinës së Kryeministrisë.

berisha sali

Berisha foli mbi protestën e kësaj të premtej më 8 maj dhe arsyet se pse çdokush duhet të bashkohet me opozitën në shesh.

Më tej foli edhe për ngjarjen e rëndë në Durrës, një ditë më parë ku humbën jetën dy fëmijë dhe një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë, pas aksidentit tragjik nga një i dehur në zonën e ish-Kënetës.

Berisha: 8 maji është data e protestës sonë të madhe, data e revoltës. Por protesta e datës 8 maji do të jetë një protestë si asnjëherë më parë.

Anti kultura e krimit dhe drogës po mbivendosen mbi kulturën tonë. Protesta e 8 majit nuk do jetë një protestë politike, e një apo disa partive. Nuk do jetë një protestë për një kauzë, kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve, protestë për dinjitetin e shqiptarëve. Familjen, vogëlushët tanë. Kam një thirrje, për 13 vite Edi Rama ka poshtëruar shqiptarët, ka burgosur, kur drejtësia kërkoi arrestimin e Lubi Ballukut, që ka vjedhur qindra mln euro siç u faktuar, Edi Rama dhe Lubia nuk shkuan në burg siç shkojnë qytetarët. Edi Rama dhe Lubia nuk shkuan në burg ashtu si bijtë tuaj vetëm pse protestojnë.

Edi Rama dhe Lubia përdorën 83 mandatet e krimit për të mbrojtur veten e tyre. Një akt i cili i kushtoi Shqipërisë kërcënim serioz për ëndrrën më të pavdekshme të saj, ëndrrën europiane. Si mund të ndërtosh jetën në një vend ku Lubi Balluku zotëron 300 apartamente. Si mund të ndërtosh jetën në një vend ku Gys Agasi zotëron mbi 20 lloj pasurish, apartamente, garazhe, automjete luksoze, të gjitha pasuri të vjedhura nga qytetarët, paratë e krimit, që ndan me Edi Ramën. Si mund të ndërtosh jetën në një vend ku Linda Karçanaj merret në mbrojtje nga Rama dhe deklarohet se jeton me qira dhe del se zotëron pasuri, para të vjedhura nga qytetarët shqiptarë.

Thirrja për çdo të ri në 8 maj me zemërim me revoltë të zbresim në shesh për të ardhmen e tyre. Thirrja për çdo prind që ka fëmijë por edhe për ata që kanë nip apo mbesa, sot më shumë duhet të protestoni për jetën dhe sigurinë e fëmijëve tuaj. Vrasja e fëmijëve po kthehet në Shqipëri vitet e fundit në një epidemi kronike. Është një krim kur sheh se këto vrasje i kishin të gjitha mundësitë të parandaloheshin. Ju kujtoj vogëlushen Jonada Avdija, erdhi nga Anglia për të kaluar pushimet në Himarë. I forti me uniformë i mori jetën me skaf. Vogëlushi Martin Cami u vra në një sherr banal në ambientet e shkollës, nga fëmija e të fortit të partisë. Shteti dështoi të marrë masat minimale në mbrojtje të fëmijëve në shkolla. Rama fajësoi tik tok, shfrytëzoi një akt kriminal, një vdekje tragjike për të mbyllur tiktok. Të rinjtë nuk e mbështesin këtë arrogant. Edhe dy vogëlushët e vrarë në Durrës, po loznin në trotuar, i forti i partisë kaloi aty i dehur, kishte pasion rakinë. I mori jetën dhe i la aty. Ishte përsëritës, terrorizonte lagjen. Fëmijët shqiptarë jetojnë sot terrorin e betonit. Janë viktima, më e dhimbshme e narko shtetit të Edi Ramës. Të dashur prindër ka ardhur koha që përgjigja jonë të jetë zemërimit.

© Panorama.al

Te lidhura