Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, shkak mosparaqitja e avokatit

Oct 27, 2025 | 13:23

Dështon seanca në GJKKO për çështjen “Partizani” ndaj   kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
sali berishaMësohet se seanca është shtyrë për shkak të mosparaqitjes së avokatit Sokol Hazizajt, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi dhe shoqëritë “Kontakt ShPK” dhe “Home plan Shpk”.

Në seancën e sotme ishte planifikuar që  trupi gjykues  të vendoste mbi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, të cilët  kërkojnë  pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani.

Seanca për Berishën është shtyrë për në datën, 10 nëntor në orën 11:00.

© Panorama.al

Te lidhura