Shtrirja e flokëve me kimikate shkakton kancerin?

Mar 13, 2011 | 12:36

Është mirë t’i kesh flokët gjithnjë të krehur e të lëshuar. Procesi i drejtimit të flokëve që zgjat disa muaj, është ideal për të gjitha gratë afariste që janë të zëna dhe nuk kanë kohë që çdo ditë të kalojnë kohë në parukeri, apo duke drejtuar flokët e tyre me furça e masha. Për këtë arsye shpesh lëshohen në duar të parukierëve, të cilët i bëjnë një “fenirim brazilian” ose drejtim flokësh me lëndë kimike. Një proces i tillë shpesh përfshin edhe përdorimin e formaldehideve, substanca kimike të cilat klasifikohen si substanca potencialisht kancerogjene. Madje dhe disa stilistë janë ankuar që pikërisht ky produkt krijon te klientët skuqje rreth syve dhe shkakton kollën. Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Medikamente është duke hulumtuar nëse kjo është e saktë, ndërsa autoritetet kanadeze tashmë kanë lëshuar paralajmërimin për rreziqet e mundshme të kësaj substance. Mjekët nëpër gjithë botën bëjnë thirrje të ndalet praktikimi i trajtimeve të paktën, derisa të mos dalin disa rezultate më konkrete të hulumtimeve dhe hetimeve të nisura.

© Panorama.al

Te lidhura