Shtëpia më e pasur në Britani besohet se i është shitur një rusi të pasur me vlerën prej 140 milionë paundësh. “Park Place”, një shtëpi 300-vjeçare e vendosur në një tokë 200 akre në Oksfordshajër u shit një ditë më parë duke rritur spekulimet se kujt mund t’i përkiste tashmë. Sipas “Daily mail”, shtëpia i është shitur një blerësi super të pasur rus, i cili nuk do ta bëjë publik emrin. Paqartësia politike në rusi, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale të vendit, duket se ka detyruar shumë të pasur të vendosin të preferojnë prona jashtë vendit. Rusi më i pasur, me një pasuri prej 15 miliardë paundësh, Vladimir Lisin, 54 vjeç, e ka blerë tashmë një kështjellë në Skoci. Prona, e shitur së fundmi një rusi, i ka përkitur dikur familjes mbretërore, djalit të Mbretit Xhorxh II.











