Shtëpia e një politikani në Shkup, depo droge

Nov 23, 2011 | 9:54

SHKUP- Apartamenti i një politikani të njohur në Shkup ka shërbyer si depo e drogës.  Gjithçka u zbulua mbrëmë gjatë një aksioni të policisë.

Sipas njoftimit të parë të MPB-së, nuk është zbuluar identiteti i politikanit, i cili kishte dhënë me qira apartamentin, mirëpo pa e ditur se për çfarë do të shërbente ai.

Policia gjatë operacionit të realizuar mbrëmë rreth mesnatës ka zbuluar një laborator të improvizuar të drogës, sasi të konsiderueshme të heroinës, kokainës, marihuanës dhe tabletave të ekstazisë. Njëkohësisht, janë arrestuar edhe tre qiraxhinjtë e apartamentit që janë të njohur si shpërndarës droge.(INA)

© Panorama.al

Te lidhura