Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur veprimin heroik të të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar nga mbytja, pasi makina e tij ra në lumë.
Në një postim në Instagram, Meloni e quajti të riun hero, duke theksuar se “një jetë u shpëtua falë guximit dhe altruizmit të atyre që vendosën të ndërhyjnë”.
Një jetë e shpëtuar fal guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkruan Meloni.

Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi asnjë moment kur pa makinën të zhytet në ujërat e kanalit Battaglia në Padova.
Ai u hodh menjëherë në ujë dhe, me ndihmën e një tjetër personi që ndodhej aty pranë, arriti të nxirrte nga automjeti biznesmenin 85-vjeçar Giuseppe Salvalajo, i cili mbeti i bllokuar brenda dhe rrezikonte të mbytej.
© Panorama.al











