Shqiptari në listën e më të kërkuarve në Britani

Jan 24, 2012 | 20:12
Ndriçim Sadushi

LONDER- Ndriçim Sadushi, 41 vjeç, është një prej shqiptarëve më të kërkuar nga autoritete britanike. Në një aksion të ndërmarrë kohët e fundit nga Scotland Yard, të koduar “Sunfire”, synohet kapja e 10 kriminelëve më të kërkuar nga Evropa Lindore, të cilët mendohet se jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një përpjekje për të gjetur këta njerëz të rrezikshëm, Scotland Yard ka publikuar fotot me të dhënat e tyre si pjesë e operacionit “Sunfire.”

Qëllimi i aksionit është kapja dhe nxjerrja e tyre para gjykatave me qëllim ekstradimin dhe përballjen me drejtësinë ne vendet e tyre të lindjes.

Në mesin e më të kërkuarve është edhe Ndriçim Sadushi, 41 vjeç, nga Shqipëria.

Ai kërkohet për vrasjen e tre personave dhe përpjekjen për të vrarë një të katërt në vitin 1997. Policia britanike mendon se ai është i fshehur në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa prej kriminelëve sipas autoriteteve britanike, mendohet se mund të kenë hyrë ilegalisht në vend para se mandat-arrestet për ta të jenë lëshuar.

Drejtuesi i operacionit, Pete Rance i ka thënë “Daily Mail” se shpreson në bashkëpunimin e komunitetit në përpjekjet e tyre për t’i arrestuar këta persona.

“Shumë prej tyre konsiderohen shumë të rrezikshëm, ndaj dhe qytetarët nuk duhet të shoqërohen me ta, pasi ata kanë nevojë për trajtim”- është shprehur ai.

© Panorama.al

Te lidhura