“Shqiptarët janë proamerikanë!”- Protesta e 30-të kundër qeverisë, qytetari thirrje për ambasadorin e ri të SHBA: Hajde na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin!

Jun 29, 2026 | 19:26

Një nga qytetarët pjesëmarrës në protestën e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri që, sipas tij, të mbështesin qytetarët në qëndresën kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se shqiptarët janë popull proamerikan dhe kërkoi ndihmën e SHBA-së.

Ai u ndaj edhe te vështirësitë ekonomike me të cilat përballet si pensionist, pasi tregoi se merr vetëm 180 mijë lekë të vjetra edhe pse ka punuar në minierë.

Qytetari: Unë kam një thirrje. Më duket se këto ditë vjen ambasadori i ri i SHBA-së. I bëj thirrje të vijë të na ndihmojë, këtë rini, këtë popull. Na i hiqni këta politikanë që na e vodhën Shqipërinë. I bëjmë thirrje për këtë flamur.

Shqiptarët janë proamerikanë. Hajde, Amerikë, na ndihmo! Pensionin e kam qesharak. Kam punuar në minierë. 180 mijë e kam, a s’e kam, mezi e marr. Ku më del mua? Për këtë kam dalë. I bëj thirrje amerikanëve, aman, na ndihmoni pak, se këtu, po nuk vuri dorë Amerika, zor se largohet ky.

© Panorama.al

Te lidhura