Protesta sot shënoi ditën e 30-të të revoltës qytetare kundër qeverisë Rama.
Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, folën për mikrofonin e News24 qytetarë të ndryshëm.
Një prej tyre u shpreh se ka dalë në protesta që në vitet 90 por tashmë është krejt i zhgënjyer nga zhvillimet e vendit.
Protestuesi: Kam protestuar edhe në 91. kam protestuar deh në 96 dhe në 2013. Jam i zhgënjyer, Protestojë vetëm për fëmijët e mi. më kanë prishur shtëpinë. Gjithçka kemi parë vetëm, shkatërrim. U bënë 36 vjet nuk po shkojmë as në Azi të paktën. Kam punuar 40 vjet nuk i di ku i kam vitet e punës. E-albania nuk funksionon. zyrat nuk funksionojnë. E kam me dokumente kam pritur për nënën në spital 8 muaj për operacionin e lenteve. Kam paguar te privati 1 mln e gjys lek. Ne na iku jeta, të paktën të kthehen fëmijët. Gjithçka vetëm shkatërrim. Nuk përfitoj asgjë, as te shëndetësia as asgjë.
© Panorama.al












