
TIRANE- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, vendosi me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Principatës së Monakos. Vendimi, i cili hy në fuqi menjëherë do të zbatohet nga Ministria e Jashtme.











