“Shqipëria kërkon revolucion!”- Marshimi kilometrik në Tiranë, protestuesit thirrje qytetarëve nëpër kafene dhe rrugë: Bashkohuni me ne!

Jul 19, 2026 | 21:35

Me thirrje për t’u bashkuar me protestën dhe me sloganin “Shqipëria kërkon revolucion!”, qytetarët kanë vijuar marshimin kilometrik nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që sonte zhvillohet edhe finalja e Kupës së Botës.

Gjatë kalimit nëpër disa prej zonave të frekuentuara të qytetit, protestuesit u janë drejtuar qytetarëve që ndodheshin në rrugë dhe në ambiente pranë rrugës, duke i ftuar t’i bashkohen qëndrimit të tyre.

“Bashkohuni me ne!”, ka qenë një nga thirrjet e përsëritura gjatë marshimit, ndërsa nuk kanë munguar edhe sloganet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Rama jepe dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!” kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar ecjen e protestuesve nëpër kryeqytet.

© Panorama.al

Te lidhura