“Shqipëria e fundit në rajon për akses në trajtimin e tumorit”- Gazment Koduzi: Mungojnë strukturat dhe buxheti i duhur

Oct 21, 2025 | 22:50

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, mjeku Gazment Koduzi ngriti shqetësimin për gjendjen e trajtimit të pacientëve me tumor në Shqipëri, duke theksuar se vendi renditet i fundit në rajon për akses në barna të reja dhe trajtim të avancuar.

gazment koduzi

Sipas Koduzit, problemet nisin që nga mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për sistemin shëndetësor, përkundër faktit që vetë qeveria pranon se “shëndetësia kushton”. Ai kritikoi mungesën e një infrastrukture funksionale për diagnostikimin dhe ndjekjen e pacientëve me kancer.

Ai theksoi se rastet e reja me tumor janë në rritje, por mungojnë të dhënat dhe kostifikimi i qartë i trajtimit për këtë kategori pacientësh.

Duke komentuar për ndryshimet në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Koduzi u ndal edhe tek emërimi i një specialisteje të onkologjisë me eksperiencë ndërkombëtare.

Gazment Koduzi: Kur dëgjova që zoti Rama ka emëruar njës specialiste të fushës së onkologjisë, pyeta a është e rastësishme apo e qëllimshme që të sjellë një shkencëtare që të sjellë përvojën nga Italia.

Më ka bërë përshtypje dicka tjetër, që ministrja e shëndetësisë tha në një podcast që shëndetësia kushton. Dhe kur e thua këtë duhet ti japësh buxhetin e duhur shëndetësisë. Jemi të fundit për aksesin ndaj barnave të reja, të fundit për mjekimin.

Shpresoj se më në fund në krye të ministrisë kemi një mjeke.

Kur flasim për incidencën do të thotë të kapim rastet në kohë, por për këtë duhet të funksionojnë13 indikatorë që ne nuk i kemi. Ne themi ka ose jo kancer.

Ka një numër të madh rastesh të reja. Cështja qëndron ku do të diagnostikohet pasi identifikohet, si do të ndiqet, kryerja e terapisë, a është i duhuri.

Vjet ka patur raport të KLSH, për spitalet rajonale. S’ka kostifikim se sa kushton një trajtim i një pacienti të sëmurë me kancer.

© Panorama.al

Te lidhura