Komisionerja për Zgjerimin në BE Marta Kos u shpreh kundër idesë që një vend të bëhet anëtare e BE, por pa të drejtë vetoje.
E pyetur nëse do të ndiqet kjo rrugë për Shqipërinë, Kos deklaroi se nuk mund të ketë dy kategori.
Po ashtu, Marta Kos e shikon si te mundur mbylljen e kapitujeve të Shqipërisë deri ne 2027, por theksoi se ka ende shume pune per te bere.
Pyetje: A po diskuton BE mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë pa të drejtë vote? E dyta sa realiste janë shanset e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në 2027
Marta Kos: Nuk ka debat sa i takon ndërprerjes së të drejtës së vetos. Për mua nuk duhet të bëjmë që një vend anëtar të ketë dy kategori.
Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, pra procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027 është e mundur, por ka ende shumë punë për të bërë. Po flasim për mbylljen e negociatave. Pra kërkon deri në dy vjet procesi i ratifikimit që një vend të bëhet anëtar
© Panorama.al












