Shqetësim në SHBA, Karolina e Jugut do të ekzekutojë të dënuarin e tretë me vdekje në po kaq muaj!

Nov 14, 2025 | 17:25

Karolina e Jugut do të dënojë me vdekje një 44-vjeçar ditën e sotme (14 nëntor), hera e tretë në po aq muaj që ky shtet ka përdorur këtë metodë ekstreme, pavarësisht reagimeve negative.

shba

Steven Bryant u dënua me vdekje për vrasjen e Willard Tietgen në tetor 2004 dhe u deklarua fajtor për dy vrasje të tjera.

Avokatët e Bryant argumentuan se gjyqtari që e dënoi atë nuk mori parasysh dëmtimin e trurit të tij të shkaktuar nga përdorimi i alkoolit dhe drogës nga nëna e tij gjatë shtatzënisë. Ata gjithashtu argumentuan se dëmtimi i trurit ishte përkeqësuar nga “abuzimi i papranueshëm fizik dhe seksual nga anëtarë të shumtë të familjes” gjatë fëmijërisë së tij.

Gjykata Supreme e Karolinës së Jugut në një vendim të hënën refuzoi të pezullonte ekzekutimin, raporton Guardian.

Në mars, shteti kreu ekzekutimin e parë duke përdorur një metodë që mbrojtësit e të drejtave të njeriut e kanë quajtur “barbare” dhe që nuk është përdorur askund në Shtetet e Bashkuara për 15 vjet. Prokurori i përgjithshëm i shtetit argumentoi se pretendimet e Bryant për dëmtim të trurit ishin të parëndësishme, duke thënë se Bryant ishte metodik dhe “i shijonte krimet e tij”.

Të burgosurit e dënuar me vdekje në Karolinën e Jugut tani kanë një zgjedhje se si do të ekzekutohen – karrige elektrike, injeksion vdekjeprurës apo skuadër pushkatimi. Injeksioni vdekjeprurës është metoda më e zakonshme në shtetet që vazhdojnë ekzekutimet, pavarësisht shqetësimeve se përdorimi i pentobarbitalit qetësues mund të shkaktojë një vdekje të zgjatur dhe torturuese.

Ata që zgjedhin skuadrën e pushkatimit lidhen në një karrige dhe kokat e tyre mbulohen me kapuç përpara se të qëllohen nga tre snajperë.

© Panorama.al

Te lidhura