Deputeti demokrat Klevis Balliu foli pasditen e sotme në “Kjo Javë” teksa kujtoi sulmin shtetëror në muajin gusht nga qeveria ndaj mediave të Focus Media Group.
Balliu shprehet se ishte Belinda Balluku ajo që shpiki kompaninë KAYO për të zhdukur në shenjë hakmarrje News24, por ishte qëndresa e gazetarëve që kjo gjë nuk ndodhi.
Klevis Balliu: Rama është në një dilemë, për të shpëtuar veten. Kërkon të gjejë një formë të shpëtojë veten. Balluku ia bën të qartë, se nëse unë iki të marr me vete. Nuk jam Erion Veliaj. Burime të sigurta bëjnë me dije.
Kanë koordinator që paguajnë paratë e mediave. Shpiku Balluku Kayon të zhdukë televizionin. Falë kurajës tuaj qëndruat dhe keni shikueshmëri më të madhe. Sot Belinda Balluku, që vetë 3 muaj më parë krenohej se kishte arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Fier, shikoni ku është sot.
Është një debat i BB me Ramën. Rama kërkon ta largojë se ka hallin e vetë dhe të familjarëve.
© Panorama.al











