Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, 5 të vdekur

Sep 12, 2011 | 17:29
Foto nga shperthimi i fabrikes|ANSA

ARPINO (ROMA) – Pesë të vdekur janë konfirmuar deri në këto momente nga një shpërthim që ndodhi sot në një fabrikë fishekzjarresh në Arpino, Frosinone, ndërsa vazhdojnë kërkimet për një të zhdukur. Shpërthimi i madh u shënua sot pasdite në një fabrikë fishekzjarresh në Arpino. Agjencia e lajmeve ANSA njofton se lajmi është konfirmuar edhe nga Departamenti Zjarrëfikës i provinës së Frosinones. Shpërthimi ka shkaktuar zjarr të madh, ndërsa forcat e zjarrefikësve vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

© Panorama.al

Te lidhura