Shpërthen bombola, vdes duke mbledhur skrap

Sep 21, 2011 | 11:48

LIBRAZHD- Një i ri, punëtor në një pikë të grumbullimit të skrapit ka humbur jetën aksidentalisht. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur 24 vjecari, Besnik Bala ka qenë duke punuar në pikën e grumbullimit të skrapit në zonën e quajtur Kthesat e Murrashit.

Në punë e sipër, ka ndodhur një shpërthim që i mori jetën të riut. Dyshimet paraprake ishin për një shpërthim predhe, por pas hetimeve në vendin e ngjarjes rezultoi se i riu kishte prerë gabimisht një bombol gazi në punë e sipër dhe shpërthimi i saj i mori jetën.

Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes, mësohet se ka bërë shoqërimin e pronarit të pikës së grumbullit të skrapit dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të saj.

© Panorama.al

Te lidhura