LEZHE-Tete te rinj jane vene ne pranga, me akuzen e shperndarjes te lendeve narkotike. Arrestimet jane bere ne zona te ndryshme te rrethit nga policia lokale.
Sipas policise, të arrestuarit janë Festim Gilani, 27 vjeç, Mikel Medja 21 vjeç, Ergys Çuni 25 vjeç, Qazim Haçkaj, 18 vjeç, E. P 17 vjeç, Kristjan Doda 19 vjeç, Enlir Cafi 19 vjeç si dhe Xhulio Keqi 19-vjeç.
Ata akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, të vendosura në qese të vogla.
© Panorama.al











