Shpati shndërrohet në Sandokan, Tuna në infermiere, ja fantazitë e VIP-ave për Hallowen

Nov 5, 2011 | 15:07

Një festë e madhe që është festuar edhe nga fytyrat publike shqiptare, është edhe “Hallowen”, që këtë radhë VIP-at tanë kishin vendosur ta festojnë në një lokal të Prishtinës. Afërdita Dreshaj së bashku me Shpat Kasapin kishin mbledhur miqtë e tyre, Tuna Sejdiun, e cila kishte udhëtuar nga Tirana ku është e angazhuar në një spektakël këndimi, pastaj me të bashkë kishte udhëtuar edhe këngëtarja tjetër Vesa Luma, për t’iu bashkëngjitur në Prishtinë këngëtarja e njohur Nora Istrefi, si dhe Dafina Zeqiri. Shpati gati nuk njihej nga ndryshimi që kishte bërë, duke u shndërruar në një Sandokan, ndërsa e fejuara e tij, Afërdita, kishte zgjedhur një paruke, ku shihej me flokë të shkurtra dhe me një minifund shumë seksi. Në anën tjetër, mikesha e tyre Tuna Sejdiu kishte zgjedhur të shndërrohej në një infermiere seksi, duke shfaqur skena horrori si asnjë tjetër në këtë festë. Nora Istrefi si gjithmonë ka zgjedhur ekstravagancën, por në një masë pak më të vogël, një palë xhinse të ngushta, një bluzë sensuale, si dhe një palë taka tepër të larta. Ato e kishin shndërruar Norën në një barbi televizive, kurse Dafina Zeqiri kishte bërë një make up ndryshe, siç e preferon në klipet e fundit, në stilin e geishave, teksa në veshje nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Kurse këngëtarja tjetër Vesa Luma kishte zgjedhur të bëhej një mace për të befasuar të pranishmit dhe fansat e saj. Por edhe në pubet e Tiranës kjo festë është festuar masivisht nga personazhe të njohura dhe të zakonshme.

© Panorama.al

Te lidhura