Sot në orën 13:00 u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Drita dhe Shkëndija mësuan kundërshtarin e tyre, pasi bënë mjaft mirë në fazën e kampionatit. Kampionët e Kosovës do të sfidojnë Celjen sllovene, ndërsa Shkëndija mat forcat me turqit e Samsunspor.

Drita shpëtoi nga përballja me AZ Alkmar. Në anën tjetër, Shkëndija sfidon klubin turk pasi goglat nuk e vendosën përballë Lek Poznan.
Ndeshjet e para do të luhen më 19 shkurt në shtëpi, si për Dritën dhe për Shkëndijën. Fati vuloset më 26 shkurt në ndeshjen e kthimit.
Ky është vetëm shorti i ndeshjeve “play off”. Ai për raundin pas “play off” do të hidhet më 27 shkurt. Aty ku nëse Drita kalon më tej mat forcat me Spartën e Pragës ose AEK-un. Shkëndija ndërkohë do të sfidonte Shakhtar Donetsk ose Rajo Vajekanon.
SHORTI I “PLAY OFF” NË LIGËN E KONFERENCËS
Jagiellonia – Fiorentina
Omonoia – Rijeka
Noah – AZ Alkmar
Drita – Celje
KuPS Kuopio – Lek Poznan
Shkëndija – Samsunspor
Zrinjski – Kristal Palas
Sigma Olomuc – Luzan-Sport

SKUADRAT FAVORITE NË SHORT
AZ Alkmar, Celje, Kristal Palas, Fiorentina, Luzan-Sport, Lek Poznan, Rijeka, Samsunspor
SKUADRAT JOFAVORITE NË SHORT
Drita, Jagiellonia, KuPS Kuopio, Noah, Omonoia, Shkëndija, Sigma Olomuc, Zrinjski

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











