Shkozë, Rama përuron 385 banesa sociale

May 4, 2011 | 11:40

TIRANE- Bashkia e Tiranes ka peruruar sot ndërtimin e 385 banesave sociale në  Shkozë, nderkohe qe kreu i saj, Edi Rama ne gare per mandatin e katert ka premtuar ndertimin e 1 mije apartamenteve te tjera, me mbulim 50% te qirase.

Ne ceremonine e zhvilluar me kete rast, Rama ka deklaruar se ky është kontigjenti i parë i banesave për strehimin e familjeve në vështirësi.

“Projekti i banesave sociale do të aplikohet edhe në zona të tjera. Ky kompleks i ri banimi më standarte evropiane ofron punësim dhe vetëpunësim. Synojmë të ndërtojmë 1000 apartamente të tjera ku do të mbulohet 50 përqind e qirasë”, tha Rama.

Ai akuzoi Keshillin Bashkiak per bllokimin e ketij projekti, duke garantuar se pas 8 majit do te clirohet keshilli dhe do te marrin rruge te tjera projekte te rendesishme ne te mire te komunitetit.

© Panorama.al

Te lidhura