Shkon në 2.645 numri i viktimave nga dy tërmetet në Venezuelë, OKB: Deri në 50 mijë persona të zhdukur

Jul 4, 2026 | 7:45

Të paktën 2.645 persona kanë humbur jetën në Venezuelë si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin javën e kaluar, sipas bilancit më të fundit të publikuar mbrëmjen e sotme nga autoritetet.

32079013

Sipas Ministrisë së Informacionit të Venezuelës, numri i të plagosurve ka arritur në 12.666, ndërsa rreth 15.000 persona kanë mbetur pa strehë.

Një ditë më parë, presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez kishte bërë të ditur se numri i viktimave ishte 2.595.

Autoritetet venezueliane kanë shmangur deri tani të publikojnë një shifër zyrtare për personat e zhdukur. Megjithatë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vlerëson se numri i tyre mund të arrijë deri në 50.000 persona.

© Panorama.al

Te lidhura