Lionel Mesi vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.

Me golin e shënuar ndaj Kepit të Gjelbër, ylli argjentinas arriti në 12 kontribute direkte për gol në fazën me eliminim direkt të Botërorit, me 6 gola dhe 6 asistime. Kjo e bën Mesin futbollistin me më shumë kontribute të tilla që nga viti 1966, duke lënë pas legjendën Pele dhe Kilian Mbape, të cilët numërojnë nga 11 secili.
Rekordi i ri është një tjetër dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm të kapitenit argjentinas në ndeshjet më vendimtare të futbollit botëror. Në moshën 39-vjeçare, Mesi vazhdon të sfidojë kohën dhe të vendosë standarde të reja në historinë e sportit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











