KUKËS- Në ditën e parë të shkollës një nxënës në gjimnazin “Havzi Nela” të Kukësit është kapur në flagrancë me dy pistoleta në brez.
Sipas njoftimit të policisë së Kukësit, është kapur në flagrancë me dy pistoleta pa leje, shtetasi Mirsat Hereni, 18 vjeç, lindur në fshatin Nangë dhe banues në lagjen nr 4, i pa dënuar më parë. Arrestimi i tij është bërë pasi ka lënë ambjentet e shkollës, në kryqëzimin e Gjashtëkatëshit në qytetin e Kukësit.
Po sipas policisë, gjatë kontrollit që I është ushtruar të arrestuarit I është sekuestruar një pistoletë tip Nagan, ‘’Smith & Ëatsson’’, dhe nje pistolete e tipit ‘’Zastaëa’’, e kalibrit 6.35mm e prodhimit çek.
Mbi 18- vjeçarin rëndon akuza e “Armë mbajtje pa leje”
© Panorama.al











