Shkodër, bashkëshorti vret gruan 18- vjeçare

Sep 1, 2011 | 21:17

SHKODER- Një 18- vjeçare ka mbetur viktimë e bashkëshortit të saj.

Bedrie Haxhija u qëllua për vdekje mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës, për motive ende të pasqaruara.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ku ndodhet konvikti i shkollës “Industriale”, ku edhe çifti i ri banonte.

Sipas policisë, bashkëshorti, Edër Haxhija, 25 vjeç, është larguar menjëherë nga vendngjarja me një motoçikletë.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa po punon për kapjen e autorit.

© Panorama.al

Te lidhura