Shkodër, shpërthim në banesën e Admir Tafilit

Jan 22, 2012 | 10:14

SHKODER– Shperthim eksplozivi ne banesen e shtetasit, Admir Tafili, bere i njohur per drejtesine shqiptare, pas nje sere ngjarjesh te ndodhura.

Sipas te dhenave te para te policise, shperthimi i tritolit nuk ka shkaktuar njerez te lenduar, por vetem deme te vogla materiale.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, qe dyshohet se shkak kane hakmarrjen, por ende nuk ka te dhena rreth autoresise.

Admir Tafili ndodhet në burg si i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi në Grudë të Shkodrës.

Ai u arratis nga burgu, nderkohe qe vuante denimin për plagosjen e ish-shefit të policisë së Malësisë së Madhe, Prele Pjetrushi.  Ka qene pikerisht gjate kohes qe ishte ne arrati dhe i fshihej policise kur ekzekutoi me arme zjarri Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi.

© Panorama.al

Te lidhura