UPDATE- Një person mbeti i plagosur nga një shkëmbim zjarri në qendër të Kamzës, në Tiranë.
Policia njoftoi se i plagosur ka mbetur shtetasi, Riza Musaj, ndërsa shtetasi Fiqiri Koçi, ka mbetur i lënduar lehtë.
Autor i plagosjes, sipas policisë, është identifikuar si shtetasi Klodian Lika, i cili është shpallur në kërkim.
Edhe pse mbetet ende e pakonfirmuar plotësisht, motiv për këtë ngjarje të rëndë mosohet se ka qenë një mosmarrvëveshje krushqie. Sipas policisë, Fiqiri Koçi ishte ndarë disa kohë më parë nga e motra e autorit të plagosjes. Pas ndarjes gruaja mësohet se kishte tentuar vetëvrasjen. Ngjarja e sotme konsiderohet si hakmarrje.
Mësohet se shumë forcë policie janë në vendngjarje. Të shtënat e armëve kanë rrezikuar edhe nxënësit e shkollë “Ibrahim Rugova”.
© Panorama.al











