TIRANE- Shkarkohet nga detyra drejtori i tatimpaguesve të mëdhenj, Jovan Cano, i cili është zëvendësuar menjëherë me Dëfrim Manokun.
Manoku deri në këto momente ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Tatim-Taksave. Si motivacion për shkarkimin e Canos mësohet se ka qene mospërmbushja e planit.
Jovan Cano nga kjo detyrë është transferuar drejtor vlerësimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim- Taksave.











