Shiste kokainë në qytetin e Durrësit, 36-vjeçari kapet në flagrancë, nën procedim bashkëmoshatari! Ja çfarë iu sekuestruan pas kontrollit

Mar 26, 2026 | 10:57

Shpërndante kokainë në qytetin e Durrësit, arrestohet 36-vjeçari i dyshuar, nën akuzë edhe një bashkëmoshatar që dyshohet si përdorues dhe sapo e kishte marrë lëndën narkotike.

durres kokaine

Operacioni i koduar “Midnight” u mori agjentëve disa javë hetime, survejime dhe ndjekje të të dyshuarit E.K., banues në qytetin bregdetar.

Pas kontrolleve u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza me qëllim shitjen, që iu gjet të arrestuarit, automjeti dhe celulari i tij.

“U arrestua E. K., 36 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen”, tha policia vendore.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, shtetasi B. O., 36 vjeç, banues në Durrës.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për këtë shtetas.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer për disa javë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar “Midnight”. Gjatë operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. K., 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste Kokainë në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, shtetasi B. O., 36 vjeç, banues në Durrës. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale, nisi procedimi penal për këtë shtetas.  

Materialet procedurale për këto dy raste iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© Panorama.al

Te lidhura