Shfryn Bizhdili: Besën e rrëzoi politika

May 5, 2011 | 12:22

Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, ka akuzuar direkt ministrat e qeverisë shqiptare, Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode, si projektuesit e rrëzimit të skuadrës kavajase nga Superiorja. Mjaft i dëshpëruar, Bizhdili ka shpërthyer në akuza, teksa përveç ministrave, ka përmendur edhe emra deputetësh, por gjithashtu kolegun e tij te Skënderbeu, Agim Zeqo. “Ndihem shumë i dëshpëruar dhe ajo që mund të them është se politikanët e djathtë nxorën Besën time nga Kategoria Superiore. Duke filluar nga ministrat Olldashi e Bode, gjithashtu deputeti Enkeled Alibeaj, përfshi edhe prefektin e Tiranës me kompani, kanë gisht në rrëzimin e Besës. Me sa duket, këta njerëz kanë pasur nevojë për 300-400 vota që do të marrin në Ballsh dhe jo për ato Kavajës. Të gjithë i kemi pasur kundër dhe nuk arrij ta kuptoj pse po na ndodh kështu”, është shprehur Bizhdili. I pyetur nëse kanë ndikuar edhe aleancat e skuadrave rivale, duke lënë mënjanë politikën, Bizhdili ka shfryrë kundër Skënderbeut.

© Panorama.al

Te lidhura