Sherr me grushte mes disa personave, njëri qëllon në ajër me armë zjarri! Një person përfundon në spital

Jun 8, 2026 | 14:25

Një konflikt mes disa personave është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Velipojë. Sipas burimeve nga vendngjarja, ata janë zënë me grushte, ndërkohë që njëri prej tyre ka qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.

makine-policie

Një person që është dhunuar është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar të dy palët e përfshira dhe po punon për gjetjen dhe kapjen e tyre si dhe të personit që ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Velipojë ndërsa janë ende të paqarta arsyet.

© Panorama.al

Te lidhura