Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, disa persona përfundojnë në spital! 6 të shoqëruar në polici

Jun 6, 2026 | 7:52

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.

policia sarande

Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushte e sende të forta.

Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas.

Ndërkohë mësohet se të dëmtuar janë paraqitur edhe në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura