TIRANË- Partia Socialiste i është drejtuar me një tjetër padi Gjykatës Kushtetuese ku kërkon rrëzimin e vendimit për shembjen e piramidës.
Duke e konsideruar ligjin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, aty ku sot është piramida si tërësisht në kundërshtim me kushtetutën, PS kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e tij.
Kushtetuesja ka rrëzuar fillimisht ankesën e Bashkisë së Tiranës për pezullimin e punimeve për shembjen e piramides.
Më pas ka qenë PS-ja, që përmes një ankese firmosur nga 33 deputetë iu drejtua Kushtetueses për pezullimin e zbatimit të ligjit për kompleksin e ri parlamentar, për shkak të pasojave të pariparueshme financiare dhe historike që mund të sillte zbatimi i tij. (vijon)
© Panorama.al











