SHBA, Rik Perri është në krye të listës së republikanëve

Sep 14, 2011 | 11:20

Rik Perri, republikani nga Teksasi që shpalli në fund kandidaturën e tij në garën për President të SHBA-së, është i pari në listën e kandidatëve republikanë, duke lënë pas edhe Mit Romnein, i cili kishte udhëhequr renditjen disa muaj me radhë. Të dy ata këmbëngulin se përvoja që kanë fituar duke krijuar vende të reja pune në shtetet e tyre përkatëse, i bën ata të jenë përzgjedhja më e mirë për ta mundur Presidentin Obama në zgjedhjet e vitit 2012. Perri ka shërbyer më gjatë, pa ndërprerje, në krahasim me të gjithë guvernatorët e tjerë në vend. Ai e mori postin e tij pas zgjedhjes së Xhorxh W. Bush si President i Shteteve të Bashkuara në fund të vitit 2000.

© Panorama.al

Te lidhura