Shumë shpejt përdorimi i telefonit celular ndërsa je duke i dhënë makinës mund të ndalohet me ligj. Kjo pritet të ndodhë në Shtete e Bashkuara të Amerikës, pas një propozimi të fundit të bërë nga Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar.
Bordi, i cili kishte si detyrë të përcaktonte shkaqet e aksidenteve me makina, u kërkoi të gjitha shteteve që të ndalojnë plotësisht përdorimin e pajisjeve elektronike në makina, përveçse në raste urgjencash. Vetëm teknologjia që ndihmon shoferin, si GPS-i do të lejohej. Agjencia thotë se ky veprim do të ulte numrin e aksidenteve dhe viktimave.
Propozimi i Bordit të Transportit për të ndaluar përdorimin e telefonit celular gjatë ngjarjes së makinës, edhe në rastet kur përdoren kufjet, u paraqit pak pas një aksidenti rrugor në Missouri. Adoleshenti që i jepte makinës kishte dërguar dhe marrë 11 mesazhe në 11 minutat pak para aksidentit që shkaktoi vrasjen e dy vetëve dhe plagosjen e 38 të tjerëve.











