SHBA, një shqiptare, artistja e muajit në qytetin Methuen

Sep 14, 2011 | 16:44
Kryetari i Bashkise,William Manzi me shqiptaren, Alketa Niko

Kryetari i Bashkisë së qytetit të Methuen të shtetit të Massachusetts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, William Manzi, ka shplallur shqiptaren Alketa (Kate) Niko si artisten e muajit shtator për këtë qytet.

“Ajo është një nga shumë artistet e talentuara që jetojnë dhe punojnë në komunitetin tonë. i kam inkurajuar njerëzit që të vijnë në zyrën time e të shikojnë pikturat e saj” eshte shprehur për mediat lokale, kreu i Bashkisë së Methuen, Manzi

Alketa, një shtetase shqiptare ka filluar të merret me pikturë në shkollën fillore. Në moshën 18- vjeçare ajo nisi të studionte artin në qendrën YMCA, në të njëjtën kohë ka mundur edhe tu mësojë pikturën fëmijëve.

Ajo thotë se puna e saj e shpreh dinamizmin nëpërmjet vajrave, akrilikut dhe ngjyrave të bojrave. Gjatë këtij sezoni veror ajo ka punuar si mësuese e pikturës në qendrën e artit në Essex. Ajo është gjithashtu anëtare e grupit, “Art Institute Group of the Merrimack Valley”

© Panorama.al

Te lidhura