SHBA-të nisën një sulm të ri ndaj Iranit të dielën në mbrëmje, duke vazhduar goditjet e disa ditëve midis dy vendeve. Media shtetërore iraniane raportoi se sulmet vranë një person në Iranin jugperëndimor, ndërsa katër u plagosën.
Centcom njoftoi përmes një deklarate se kishin goditur objektiva ushtarake iraniane, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, vendet e radarëve bregdetarë dhe kapacitetet e raketave dhe dronëve u goditën.
Brenda pak orësh nga sulmet e reja amerikane, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se kishte goditur bazat ushtarake amerikane në Kuvajt, Jordani dhe Bahrein.
Sulmet në rritje, të cilat hedhin dyshime mbi të ardhmen e marrëveshjes së përkohshme SHBA-Iran të nënshkruar në qershor, vijnë mes pretendimeve kontradiktore nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur.
Irani thotë se e ka mbyllur rrugën ujore kyçe deri në njoftim të mëtejshëm, ndërsa SHBA-të këmbëngulin se ajo është e hapur.
© Panorama.al












